KF Arbëria dhe KF Feronikeli kanë ndarë pikët duke luajtur barazim 0-0.
Ndeshja hapëse e xhiros së katërt e zhvilluar në ‘Agron Rama’ në Obiliq të martën pasdite, dhuroi shumë emocione, raste të mira shënimi, por jo edhe fitues.
Skuadra e promovuar këtë sezon në Superligë, vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe pas katër xhiros, duke kryesuar me tetë pikë.
Në anën tjetër, Feronikeli i Afrim Tovërlanit, me pesë pikë, zë vendin e tretë.
Në xhiron e ardhshme, Arbëria udhëton për t’u takuar me Gjilanin, ndërsa Feronikeli pret Dritën./Lajmi.net