KF Arbëria ka arritur suksesin e saj më të madh në histori të klubit duke u futur në elitën e futbollit kosovar.
Nga edicioni i ri elita e futbollit kosovar për herë të parë do ta ketë skuadrën nga fshati Dobrajë e Lipjanit, e cila pritet të jetë hijeshia e Superligës.
Gjithsesi para se të fillojë sezoni i ri, në klubin kuqezi po organizohen që të prezantohen sa më mirë.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit e cila ka lajmëruar se klubi do të shëndërrohet në Shoqëri Aksionare.
Njoftimi i plotë i klubit:
Kuvendi i KF Arbëria në bashkëpunim me Kryesien e Fsh.Dobrajë e udhëhequr nga Kryetari Skender Gashi mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e radhës, me pikat e rendit si vijon:
1. Prezantimi i Procedurave, për kthimin e klubit nga OJQ, në Shoqëri Aksionare,
2. Të ndryshme;
Ajo se çfarë vlen të theksohet ishte dhe pjesëmarrja e donatoreve(aksionareve) dhe përfaqësueseve të donatorëve (aksionareve)!
Gjatë diskutimeve nga anëtaret e Kuvendit u treguan procedurat për kalimin e KF Arbëria nga OJQ, në Shoqëri Aksionare!
I pranishëm ishte dhe Z.Bekim Zaskoku i cili i shqyrtoi më detajisht para të gjithëve procedurat e kalimit të klubit nga OJQ në Shoqëri Aksionare!
Vullneti për t’u bashkuar në klub si aksionar u shfaq nga shume njerëz të cilet dëshirojne ta shohin KF Arbëria në majet e sukseseve!
Donatoret ata te cilët shprehen dëshirën për t’u bërë pjesë e klubit si aksionare, u njoftuan mbi procedurat në kalimin si Shoqëri Aksionare dhe kriteret te cilat duhet plotësuar. Në fund Kuvendi krijoi një komision i cili do vazhdoje punimet me donatoret (aksionaret). Komisioni përbëhet nga tre anëtar si: Skender Gashi, Mehdi Bahtiri dhe Naim Stullca.
Ky komision do vazhdojë punimet me donatoret ( aksionaret) dhe në harmonizim me vullnetin e anëtareve te kuvendit, anëtarëve të kryesisë dhe bashkëpunimin në donatoret (aksionaret) do të arrijnë që shumë shpejtë të mbyllin fazën e punimeve dhe të gjejnë kompromisin për gjithë ata të cilët kane shprehur dëshirën që të bëhen pjesë si aksionarë të KF Arbëria!