Arbëria pësoi humbje në udhëtim te Llapi me rezultat 4-3 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri Arbnor Morina ka thënë pas ndeshjes së pikët nuk fitohen duke treguar futboll të mirë.
“Pakujdesitë po na përsëriten, mirëpo më gëzon fakti se djemtë nuk dorëzoheshin”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.
“Por, loja e mirë nuk të sjell pikë. Unë besoj te këta djem deri në fund të kampionatit. Ka ende lojë për t’u luajtur dhe unë kam besim te këta djem”.
“Këto dy javë të pushimit do të na shërbejnë për të mirë për t’u kompletuar”, ka thënë Morina.
Arbëria mban vendin e tetë me 27 pikë, duke vazhduar luftën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.