Ardhja e Kulusevski detyron largimin e yllit të Juventus

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Federico Bernardeschi do të largohet nga Juventus këtë verë, pasi ai zëvendësohet nga Dejan Kulusevski.

Ish-lojtari i Fiorentina tashmë ishte në prag të një largimi në janar, me Milanin të interesuar.

Ai nuk ka pasur minutat e duhura nën Maurizio Sarri, duke luftuar për të bërë përshtypje në disa role të ndryshme, përcjell lajmi.net.

26-vjeçari kushtoi 40 milionë euro nga Fiorentina në verën e vitit 2017, ndërsa Violët gjithashtu përfitojnë 10 përqind të çdo lëvizjeje në të ardhmen.

Juve kanë gjetur tashmë zëvendësimin e Bernardeschi, duke nënshkruar me Kulusevski nga Atalanta për 35 milionë euro në janar.

19-vjeçari suedez u la në huazim te Parma për pjesën tjetër të sezonit. 

Të ngjashme