Ardian Bujupi i ka bërë një befasi të këndshme partneres së tij.
Derisa ajo ishte jashtë vendit bashkë me fëmijën e tyre, Ardiani duket se ka numëruar minutat mbrapsht deri në kthimin e tyre.
Ai ka publikuar një video nga shkuarja në aeroport, për të marrë gruan dhe djalin.
Bashkë me vete kishte edhe një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, posaçërisht për gruan e tij.
Momentin simpatik, artisti e ka xhiruar dhe postuar në rrjete sociale.