Ardian Bujupi publikon këngën e re “Baila Morena”

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Baila Morena” titullohet kënga e tij e re, e cila është në gjuhën gjermane.

Kënga është ritmike e zhanrit RnB, dhe është punuar nga producentët gjermanë Ryder & Seno.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ardiani.

“Baila Morena” vjen e vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani, dhe i përshtaten mjaft mirë tematikës që kënga trajton.

Ardian Bujupi përndryshe ka qenë shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, kryesisht për tregun gjerman të muzikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme