Ardiana Dili vjen me këngën e re ”Ani shko”

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ardiana Dili është njëra nga këngëtaret më aktive në tregun muzikor vendor.

Këngëtarja nga Vitia së fundmi ka sjell edhe projektin e saj më të ri për adhuruesit e saj.

‘Ani shko’ është titulluar kënga e re e Ardianës, të cilës këngë ia ka bashkangjitur edhe videoklipin.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Valon Biba, derisa orkestrimi është bërë në studio Labi.

Videoklipin e kësaj kënge e ka bërë produksioni Time Picture.

Ardiana është mjaftë aktive me mbrëmje të shumta në vend, derisa kënga ‘Ani shko’ është pritur mjaftë mirë nga adhuruesit e saj.

Dili ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të sjell edhe këngë tjera të reja, teksa ajo po vazhdon të përforcojë nëpër mbrëmje të ndryshme. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme