Mëngjesi i sotëm ka qenë pikëllues për familjen e prezantuesit Ardit Gjebrea.
Nëna e tij është ndarë nga jeta sot në mëngjesin e hershëm, teksa lajmin për këtë e bëri të ditur vet prezantuesi.
Gjebrea ka publikuar dy fotografi të nënës së tij tashmë të ndjerë në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur.
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty” (sic.), ka shkruar Gjebrea në Instagram.