Një dekadë më parë, rrugët e Athinës gumëzhinin. Protestat përshkallëzonin përtej reve të gazit lotsjellës, teksa kriza financiare evropiane e shtyri Greqinë buzë kolapsit financiar.
Sot kafenetë e qytetit buçasin nga bisedat energjike dhe të vrullshme, teksa në shikim të parë njerëzit duken të lumtur.
Të lumtur ngase gjithë drama ka marrë fund? J, të lumtur sepse në fakt kurrë nuk mbaron.
“Së fundmi grekët po kënaqen shumë sepse po e kuptojnë se po shteremi dhe mënyra e vetme për të mbijetuar është thjesht të argëtohemi”, thotë Pantelis Melissinos, një zejtar lokal.
I njohur si “këpucëtari poet”, falë aftësive të tij për të bërë këpucë dhe thurur vargje, familja e Melissinosit është marrë me prodhimin e sandaleve të stilit antik grek qysh prej 1920-s. Gjyshi i tij dhe babai po ashtu kanë shkruar poezi teksa i kryenin punët e zakonshme ditore.