Argjentina ka aprovuar vaksinën anti-Covid të Rusisë, të njohur si Sputnik V, për përdorim emergjent.
Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës ka njoftuar të mërkurën për aprovimin e vaksinës, ndërsa Argjentina është bërë shteti i tretë që ka aprovuar këtë vaksinë pas Rusisë e Bjellorusisë, shkruan agjencia Reuters.
Dozat e para të vaksinës Sputnik pritet të arrijnë në Argjentinë gjatë ditëve në vijim. 42.254 persona kanë vdekur në Agjentinë si pasojë e COVID-19, bazuar në të dhënat zyrtare.
Argjentina po ashtu ka aprovuar edhe vaksinën anti-COVID të Pfizer/BioNTech.