Argjentina dhe Uruguaj mbeten pa energji elektrike

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Një dështim masiv elektrik ka lënë të gjithë Argjentinën dhe Uruguajn pa energji elelktrike, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Në bazë të raporteve thuhet se defekti elektrik la pa rrymë gjithashtu edhe pjesë të Brazilit dhe Paraguajit.

Mediat argjentinase thonë se ndërprerja e energjisë ndodhi pak pas orës 07:00, duke shkaktuar anulimin e shtyerjen e nisjes së trenave .

Ngjarja ndodhi teksa argjentinasit po përgatiten të shkojnë në zgjedhje lokale.

“Një dështim masiv në sistemin elektrik të interkonjeksionit la gjithë Argjentinën dhe Uruguajn pa energji,” tha përmes një postimi në Twitter kompania e furnizimit të energjisë elektrike “Edesur”.

Të ngjashme