Mediat flasin për një rikthim të 69-vjeçarit në stolin e përfaqësueses albiceleste të cilën Pekerman e ka drejtuar në periudhën 2004-2006.
Jose Pekerman nuk është më trajneri i Kolumbisë. Argjentinasi është larguar përfundimisht nga stoli i Los Cafeteros.
Lajmi është publikuar nga Federata Kolumbiane e Futbollit dhe në këtë vendim të papritur të Pekerman për t’i thënë lamtumirë Kolumbisë mendohet se mund të jetë Argjentina.
Mediat flasin për një rikthim të 69-vjeçarit në stolin e përfaqësueses albiceleste të cilën Pekerman e ka drejtuar në periudhën 2004-2006.
Pekerman largohet nga stoli i Kolumbisë pas 6 vitesh. Ai i kualifikoi Los Cafeteros në dy Kupa Bote, madje në 2014-ën në Brazil e çoi skuadrën deri në çerekfinale që është edhe arritja më e madhe e Kolumbisë në një Botëror.
Në Rusi 2018, Kolumbia kaloi grupin por më pas u eliminua nga Anglia në raundin e 1/8-ave pas goditjes së penalltive.