Argjentina ia barazon Marokut por ndeshja ndërpritet

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Argjentina ka barazuar me Marokun 2:2 në ndeshjen e vlefshme për Olimpiadë.

Kampionët e botës ishin duke humbur 0:2 nga kombëtarja afrikane.

Soufiane Rahimi realizoi dy gola për të Kuqtë në minutat 45+2’ dhe 51’ (penalti).

Albicelestët ngushtuan përmes Giuliano Simeones në minutën e 68-të, ndërkaq barazuan në minutën e 16-të shtesë, përmes Cristian Medinësm por ndeshja u ndërpre pas revoltës së tifozëve marokenë.

Të ngjashme