Argjentina Ramosaj vjen me këngë në gjuhën angleze

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 15:40 | Nga

Këngëtarja e mirënjohur, Argjentina Ramosaj, ka publikuar në Youtube projektin më të ri muzikor të titulluar “Hush” në bashkëpunim me Cricket.

Argjentina ka sjell versionin audio të projektit më të ri në gjuhën angleze, i cili vjen me muzikë të punuar nga Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar Yll Limani.

Projekti i fundit i Argjentinës ishte kënga e titulluar “Pse”, e publikuar nëntë muaj më parë e që deri tani ka arritur të grumbullojë mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme