Argjentina raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 dhe vdekjeve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi.
Të hënën, ministria raportoi 382 vdekje të reja nga virusi – rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm ishte 282, i cili ishte vendosur më 19 gusht, raporton CNN.
Numri i vdekjeve në shtetin argjentinas nga virusi tani ka arritur shifrat e të paktën 7.366 personave.
Ministria gjithashtu raportoi një rekord të rasteve të reja të të infektuarve, përkatësisht 8.713, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vendit në të paktën 350.867.
Rekordi i saj i mëparshëm për raste të reja u vendos më 20 gusht, kur ministria raportoi 8.225 raste të reja.
Argjentina ka numrin e gjashtë më të lartë të rasteve të konfirmuara në Amerikën Latine pas Kilit, Kolumbisë, Perusë, Meksikës dhe Brazilit dhe vendin e 12-të në nivel global, sipas raportit të fundit të Universitetit Johns Hopkins.