Argjentina i ka raportuar 718 raste të reja të koronavirusit të premten. Kjo është shifra më e lartë ditore e infektimeve që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin e dytë më të madh të Amerikës Jugore shkoi në 10,649 persona, shkruan “Anadolu”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 433, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.
Qeveria argjentinase ka marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e virusit të ri, përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve si dhe ndërprerjen e fluturimeve deri më 1 shtator.