Vendi latino-amerikan, Argjentina, që të gjithë njohim për futbollin dhe tangon, është në prag të një emergjence humanitare të paprecedent, që mund të vej në diskutim ushqyerjen e një pjese të mirë të popullsisë.
Aq i prekshëm është ky problem, sa që Parlamenti dhe Senati i vendit ka miratuar në mënyrë unanime një ligj të jashtëzakonshëm që parashikon një paketë masash për të përballuar urinë deri në vitin 2022.
Borxhi që Buenos Airesi ka me vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare tejkalon tashmë 57 miliardë dollarët, vlera e monedhës lokale pesos ka rënë javët e fundit me 26% kundrejt dollarit, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë rritur. Kudo në vend, që deri disa dekada më parë kishte standarde pothuajse europiane jetese, janë shtuar mensat sociale për të varfrit, si dhe ndihmat nga organizatat jo qeveritare.
Qindra mijëra persona kanë protestuar ditët e kaluara në kryeqytet, duke kërkuar masa konkrete, dhe presidenti Macri, që me shumë gjasa nuk do të fitojë zgjedhjet e 27 tetorit ndaj kandidatëve konservatorë Alberto Fernandez dhe Kristina Kirchner, vendosi të zbatojë paketën që parashikon ndër të tjerat ngritjen me 50% të ndihmave për shtresat më të varfra.