Arian Jashari, një tjetër nxënës nga American School of Kosova që shënon sukses të madh në matematikë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Arian Jashari, nxënës i klasës së 5-të në American School of Kosova, është fitues i vendit të parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2019 në Kosovë.

Gara Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të botës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbarë bota. Këtë vit, morrën pjesë mbi 4 mijë nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova.

Ariani nuk është i vetmi nxënës nga American School of Kosova që po dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme në lëndën e matematikës.

Vitin e kaluar, Robert Preni, nxënës i klasës së 10-të, arriti të shënojë një sukses në nivel ndërkombëtar në lëndën e matematikës, në testin e progresit akademik (Measurement Academic Progress, MAP).

American School of Kosova mbetet tejet e përkushtuar të zhvillojë, sfidojë dhe përforcojë shkathtësitë e nxënësve të saj kështu duke i përgatitur ata në nivel botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme