Arian Tahiri në listën e PDK-së për zgjedhje: Më gjeni me numër 30!

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, ka njoftuar se do të jetë në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë.

Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim.

Në listë më gjeni me numër 30!

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!

Të ngjashme