Ariana Fejzullahu para pak ditëve ka sjellë në jetë edhe fëmijën e katërt me Ermalin.
Modelja ka lindur një vajzë, të cilës ia kanë vënë emrin Ana.
Ana është vajza e tretë e familjes dhe për pritjen e saj në shtëpinë e madhe është përgatitur një ambient madhështor, shkruan Gazeta Express.
Shtëpia është dekoruar me detaje dhe balonë me shumë ngjyra nga hyrja deri tek shtrati i vajzës.
Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve, një djalë dhe tani tre vajza.