Arianit Jakupi nuk është më kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Ai është shkarkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kuvendi, me 29 vota pro.
25 delegatë kanë qenë kundër shkarkimit të tij dhe dy të tjerë kanë abstenuar.
Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.
Oda e Farmacistëve tash për tash mbetet pa kryetar.