Çifti i njohur Arianit Koci dhe Merita Haxhi Koci ishin të ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV 21, ata treguan shumë përvoja nga jeta e tyre.
Natyrisht që avokati i njohur Koci, arriti që përmes sensit të tij të humorit të përcjell të publiku energji pozitive.
Arianiti dhe Merita treguan edhe kohën si ishin njoftuar dhe si kishin filluar lidhjen e tyre, që siç konfirmuan ata pas një jave do të festojnë 30 vjetorin e bashkimit.
Treguan se ishin bashkë në fakultetin e arteve, (kujtojmë se Arianiti përveç një avokat i suksesshëm është shkolluar edhe për piano.)
Teksa ai rrëfente se si kishte arritur ta fitonte zemrën e Meritës ai përshkruante edhe dukjen e tij. “Si sot më kujtohet një orë e 45 minuta m’u ka dashtë me nxonë”, tha Koci dhe pastaj plasën të qeshurat.
“Shumë e bukur ka qenë, unë kam qenë katastrofë, hakaret 59 kilogram i kam pas, i dobët kam qenë shumë edhe i gjatë.. mirë kështu energji e gojëmbël sa duash e i keq me u pa.. Qaty kam thanë leje Arianit se boll i zoti te koke”, tregoi Arianiti gjithmonë duke sjell të qeshura pas çdo fjale.
Ndërkohë që edhe Merita pohoi që avokati e bëri për vete me anë të oratorisë së tij, ngase paraprakisht çifti ishin shokë.