Granit Arifaj dhe Arbër Prekazi janë blerjet e para të trajnerit Gani Sejdiu te Feronikeli.
Arifaj që një muaj më parë kishte nënshkruar kontratë me Lirinë e Bledi Shkëmbit, ka bërë kërkesë me vetë dëshirën e tij që të largohet nga Prizreni. Drejtori sportiv i Lirisë, Erxhan Dana, deklaroi për Sport News që meqenë se Arifaj ishte në kontratë me Lirinë, Feronikeli u dësht të paguante dëmshbërblim për të siguruar shërbimet e 26 vjeçarit.
Ndërsa Arbër Prekazi erdhi si transfer i lirë nga Besa. 27 vjeçari ishte shumë afër transferimit te Vëllaznimi, megjithatë në fund zgjodhi Feronikelin. Me transferimin e Arifajt dhe Prekazit, trajneri Gani Sejdiu po tenton të mbuloj hapsirat që kanë lënë shumë futbollistë që u larguan nga Feronikeli. Treshja, Sejdiu, Arifaj e Prekazi do të prezantohen të premten zyrtarisht te Feronikeli.