Arifi: Ambasadorëve iu sqarua qëndrimi i Qeverisë për masën ndaj Serbisë

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se kreu i ekzekutivit ua ka bërë të qartë ambasadorëve të Quintit se vendimi i Qeverisë për vendosjen e masës prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është i pakthyeshëm.

Kjo sipas tij, ngase Qeveria ishte e detyruar të ndërmarrë këtë veprim pas pengesave  të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kundërshtimin e BE-së për vendosjen e kësaj mase ai e ka quajtur të pritur, duke shtuar se edhe qëndrimi i Qeverisë mbetet i palëkundur.

“Ky takim ka të bëjmë me taksën, për zhvillimet rreth Interpolit e çështje të tjera. Ne edhe javën e kaluar kemi pasë takim me tjetër temë. Zhvillimet janë të tilla që shpesh herë ka koordinim me vendet e Qunit-it”.

“Ju i keni pa qëndrimet e shteteve përkatëse, qëndrimin e BE-së, ShBA-së kur është në pyetje tregu, janë qëndrimet të pritura. Mirëpo keni pa edhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës. Ne i kemi bashkëbiseduar që tu përgjigjemi në pyetjet për me i zbut apo me i sqaruar shqetësimet e mundshme në lidhje me implikimet që mund të kenë masat e tilla te kategoritë të caktuar në shoqëri”.

“Qëndrimi i kryeministrit është i njohur për opinionin, ne do të vazhdojmë me masat që janë marrë tregu i Kosovës është treg 500 milionësh për Serbinë dhe duhet ta njoh jo vetëm tregun por edhe shtetin e atij tregu”.

“Masa ka të bëjmë me shkeljet që po i bënë Serbia vazhdimisht, ka të bëjë me kamionët që Kosova, ka të bëjmë me çdo zhvillim që Serbia po bënë ndaj Kosovës. Nga këto mas nuk do të preket asnjë qytetarë i Kosovës, asnjë qytetarë serb nuk do të ketë mungesë të ushqimeve bazike”.

Sipas tij, tregu i Kosovës nuk është i varur nga asnjë produkt që vjen nga Republika e Serbisë, raporton EO

“Ne nuk jemi të varur nga asnjë produkt bazë nga Serbia. Gjatë shpalljes së pavarësisë qeveria e Serbisë ka shpallë sanksione, por e ka vetëm dëmtuar veten, sepse tregu i Kosovës nuk është i varur nga asnjë produkt që vjen nga Republika e Serbisë, gjithçka ndonjë ngritje e çmimeve, sepse produkte janë të gjitha të zëvendësueshme me çmime edhe më të lira”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

 

Të ngjashme