Profesori i Integrimeve Europiane, Dritëro Arifi, po thotë se Bashkimi Europian, në një mënyrë apo tjetrën në disa raste po krijon hapësirë për politika antiamerikane në Ballkanin Perëndimor.
Arifi në Info Magazine, shtoi se kjo mbetet dhe njëra prej arsyeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara në angazhimet e tyre në këtë zonë, përcjell Klankosova.tv.
”Bashkimi Europian nganjëherë me vetëdije apo pa vetëdije, po prodhon politika antiamerikane në Ballkanin Perëndimor. Çka nënkupton kjo? – pra Ballkani Perëndimor nëse nuk integrohet, gjithmonë do të ketë interes për palët e treta. Prandaj SHBA-të janë jashtëzakonisht të interesuara, që BE edhe ai propozimi slloven, mund të jetë një lloj interferimi edhe i politikës jashta amerikane”.
”Mos të harrojmë. Sot në Bosnje e Hercegovinë e kemi një përfaqësues të SHBA-ve, Mattheë Palmer, të angazhuar për reformën në Bosnje e Hercegovinë, Gabriel Escobar e kemi të angazhuar për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe me siguri do të vie edhe një përfaqësues vetëm për Kosovë dhe Serbi për dilagun”.
”Pra angazhimi i SHBA-ve prapë është rikthy, edhe pse një kohë ka pasur një abstencë, por po besoj që tash e tutje do të riorganizohen në çështjen e Ballkanit apo Kosovës që në një mënyrë ta fusin në rrjedhat e integrimeve atlantike sepse përndryshe do të komplikohet situata”.
”Brenda darkës joformale, është një gjë pozitive që edhe Spanja merr pjesë, pavarësisht që ndoshta s’i kemi aty simbolet. Kryeministri Kurti e ka një shans shumë të mirë në mënyrë qesharake, që ne ekzistojmë. Për shkak se BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet, për kinse është neutrale ndaj vendeve mosnjohëse”.
”Dialogu nuk do të relaksohet, sepse Serbia nuk po tregon vullnet me relaksu, përkundrazi ajo po dëshiron që të themelohet sa më shpejt Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Prandaj do të ketë provokime edhe në të ardhmen, sepse në Serbi janë zgjedhjet dhe Aleksandar Vuçiqit i duhet gjithmonë një për ta krijuar viktimën, kinse po e mbron popullin serb në Kosovë”.