Arifi fton qytetarët e Luginës të votojnë për listën e përbashkët të partive shqiptare

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka ftuar qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, që të votojnë për listën e përbashkët të pesë partive shqiptare.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

“Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Arifi në një postim në Facebook.

Të ngjashme