Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me kryeministrin Mustafa.
“Me Kushtetutë të Republikës në mungesë të Kryeministrit dhe Qeverisë funksionin e kryen Kryetari i Kuvendit. Veprimet e fundit të Veselit janë konfirmim se Kosova ka Qeveri koti. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vazhdimisht është duke u sjellë si të ishte kryeministër gjë që bie ndesh me kompetencat e tij si kryeparlamentar”, ka shkruar Arifi ne Facebook.