Problemet në Komunën e Preshevës janë tejet komplekse. Mungesa e teksteve shkollore, papunësia, regjistrimi i qytetarëve shqiptarë, mungesa e investimeve nga ana e Serbisë, janë vetëm disa nga peripecitë që ka kjo komunë.
Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai tha se Qeveria e Serbisë nuk i merr parasysh kërkesat që kanë banorët e kësaj komune, raporton Ekonomia Online.
“Dua të them se kam lindur dhe rritur ne gjermani. Kam pasur ëndërr të kthehem në vendlindje për të punuar këtu. Kthehuni në Kosovë. Jam kryetar i një partie me të rinj dhe kemi pasur probleme të shumta. Problemet të cilët i kemi në komunën tonë janë komplekse pasi që jemi të varur nga komuna e Serbisë. Kemi mungese ende në tekste shkollore për gjuhën shqipe! Ende nuk jemi pjesë e strukturave shtetërore, kemi një papunësi prej 50 për qind. Kemi probleme me regjistrimin e qytetareve shqiptare. Nga lufta 2001 nuk ka pasur investime nga qeveria e Serbisë. Jemi të përkufizuar. Kufiri në Maqedonisë ende është i mbyllur. Qeveria e Serbisë nuk na merr parasysh kërkesat tona edhe pse jemi të mbështetur nga Evropa, nuk na marrin parasysh. Jemi ballafaqohet me shume probleme nga qendra”, tha Arifi
Këto komente, Arifi i bëri në diskutimin “Sfidat dhe përprarësitë e qeverisjes lokale”, i organizuar nga kolegji “Universum”
Ai shtoi se pavarësisht një shumë të vogël të mjeteve për këtë komunë, janë arritur që të përdoren në mënyrën e duhur.
“Kemi qeverisje lokale 5 deri 7 milionë euro edhe për kundër këtyre fatkeqësive kemi arritur ti përdorim në mënyrë të duhur. Komuna e Preshevës është themeluar në aspekt ideologjik dhe ne në fillim se pari u detyruam ti paguajmë borxhet publike dhe tani te investojmë. Bojkotimi i cenzusit në 2010 2011 dhe tashmë nuk kemi statistikat e popullsisë”, shtoi Arifi, raporton Ekonomia Online.
Arifi porositi studentët që të studiojnë dhe të kenë potencial për të ndryshuar dicka.
Shpëtim Cami nga universiteti “Marin Barleti” në Shqipëri, tha se dilemat e qytetarëve të Preshevës janë normale, pasi ka ideologji të Beogradit.
“Kam ardhur këtu me shume dëshirë kryetari theksoi ishte një partie. Sfida e parë që ju takojnë është të jeni sa më afër administrimit. Dilemat e juaja janë shumë normale ngase jeni udhëhequr nga ideologjitë e Beogradit. Edhe në Shqipëri dhe Kosove dhe Maqedoni qeverisja lokale udhëhiqet njëjtë. Ju pasi që keni ardhur nga Gjermania, aplikoni ato në komunën tuaj”, tha Cami.
Për qeverisjen lokale të Kosovës, foli Agim Krasniqi nga kolegji “Universum”. Ai tha se shoqëria kosovare është ballafaquar me demokraci dhe njëra nga ky problem ka qenë krijimi administrativ.
“Ne duhet të dimë se shoqëria jone kosovare jemi ballafaquar me demokraci edhe njëra nga ky problem ka qene me e rëndësishme krijimi administrativ. Këto sfida janë të natyrshme pasi që të gjitha komunat i kanë këto. Përpjekjet e shoqërive për të shkëputur qeverisjen qendrore e ta zbatojnë në nivel lokal që pushteti të jetë sa më afër qytetarit. Kosova është e avancuar në këtë aspekt ku iu kanë dhënë kompetenca nivelit komunal që të merr vendim për qytetarët e Komunës së tyre”, tha Krasniqi.