Analisti Avni Arifi ka kritikuar vendimin e djeshëm të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, duke e cilësuar si përdorim të buxhetit të shtetit për qëllime elektorale.
Ai tha se shumë qytetarë ende nuk janë njoftuar për këtë vendim, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në disa zona të vendit.
“Është një strategji e përdorur shpesh nga çdo qeveri që i afrohet zgjedhjeve. Ky është një përdorim i buxhetit të shtetit për të fituar mbështetje politike dhe për të blerë vota. Këto para janë të qytetarëve të Kosovës dhe, për fat të keq, lajmin mbrëmë gjysma e Kosovës nuk e ka marrë vesh se nuk ka pasur rrymë”, tha Arifi në Klan Kosova.