Shqiprim Arifi: Nevojitet ligj që dënon me 5 vite burgim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe anti-amerikanizmin

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në të ardhmen në Kosovë duhet të ketë ligj që dënon me 5 vite burg njollosjen e luftës së UÇK-së, si dhe anti-amerikanizmin.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh “pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV”.

“Në të ardhmen e afërt, pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV-së, do të kisha propozuar në legjislacionin e ri një ligj ku parasheh denime deri në 5 vite burgim për gjithë ata që publikisht njollosin luftën e lavdishme apo edhe vetë UÇK-në, propagandojn apo zhvillojnë anti-amerikanizëm”, ka shkruar ai në “X”, të mërkurën.

Të ngjashme