Profesori universitar, Dritëro Arifi, nuk ka parë përfitim të madh për Kosovën pjesëmarrjen në Forumin Strategjik që u mbajt në Bled të Sllovenisë, pasi sipas tij aty nuk merren vendime strategjike, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq sa i përket sanksioneve të vendosuara nga Bashkimi Evropian, Arifi ka kërkuar përgjegjësi.
Arifi ka shtuar se kryeministri Kurti në këtë forum nuk është që ka paraqitur se ka ndryshuar qasje për sa i përket çështjes së veriut të vendit.
Ai ka thënë për Ekonomia Online se qëndrim të njëjtë Kurti ka pasur që nga qershori, që de-eskalimi të bëhet hap pas hapi.
Arifi u shpreh se në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, janë diskutuar problematikat dhe çështjet që janë në fokusin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Këto forume janë pozitive por nuk janë domethënëse, sepse nuk janë forume ku merren vendime strategjike apo politike. Janë forume ku takohen krerët e ndryshëm të vendeve, sidomos këtë rast të Ballkanit Perëndimorë me funksionaret e BE-së, ku diskutohen problematika dhe çështje që janë në fokusin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimorë dhe në këtë rast ka qenë njëra nga pikat edhe raportet e normalizimit Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.
“Këtu as nuk humb as nuk fiton, këtu janë disa forume ku ne mund t’i përfaqësojmë mendimin tonë dhe ta qartësojmë pozicionin tonë politikë në lidhje më një çështje. Pra Kosova nuk është që fiton as nuk humb, është një përfaqësim i një forumi ku Kosova e përfaqëson vetveten dhe i tregon problemet, ambiciet dhe sfidat që i ka”, ka thënë ai.
Politologu Arifi ka thënë se Kurti edhe në këtë Forum ka paraqitur qasjen e tij që e ka pasur që nga qershori i këtij viti që de-eskalimi të bëhet hap pas hapi, e që sipas Arifit edhe Kosova është sanksionuar nga BE-ja për shkak të kësaj qasje.
Arifi shtoi se Kosova është sanksionuar edhe nga vendet me demokratike të BE-së, teksa kërkoi përgjegjësi nga krerët institucional.
“Po nuk ka ndryshuar as gjë që nga qershori, thuaj se e njëjta qasje që e ka kryeministri Kurti. E ka qasjen që duhet të shkohet hap pas hapi me de-esakilim dhe njëfarë mënyre kjo qasje e Kurtit i ka kushtuar Kosovës me sanksione. Pra sido qoftë se nuk është me rëndësi nganjëherë sa është e drejtë nëse shumica e vendeve të BE-së, po flasim për vendet me demokratike të BE-së mendojnë në mënyrë që Kosova duhet të sanksionohet nuk ka shkuar mirë. Pra dikush duhet të jap përgjegjësi çka nuk ka shkuar mirë, Kurti është dashur që këtë pyetje ta bëjë para se të vendosen sanksione, jo pasi që të vendosen. Jemi duke humbur kohë për asgjë dhe në fund që të plotësohen kritere që i ka parashtruar BE”, u shpreh Arifi.