Arifi ngacmon Kurtin: Popullizmit i duhet pazgjidhshmëria e problemeve, që të thotë se vendi po shkatërrohet

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shkruar në profilin e tij në “twitter” duke ngacmuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili sot ndodhet në Bruksel për takime me liderë të shteteve të BE-së për dialogun.

Arifi ka thënë se popullizmi nuk mund të pranojë që ka një marrëveshje dhe se provon të ekzagjeroj konfliktin, për ta bërë të pamundur zgjidhjen e tij.

Sipas kreut të Preshevës, popullzimit i duhet pazgjidhshmëria e problemeve që të mund të thotë se “vendi po shkatërrohet”.

Arifi ka shkruar se ky është stil i politikave të LVV-së, duke ironizuar me një fotografi të tij para një dyqani Luis Viton.

Reagimi i plotë:

Popullizmi nuk mund të pranojë që ka një marrëveshje. Marrëveshja do të thotë që shoqëria të bashkohet. Populizmi kërkon çështjet për të cilat një shoqëri po debaton, e ekzagjeron konfliktin, e fetishizon dhe kështu e bën të pamundur zgjidhjen e tij. Populizmit i duhet PAZGJIDHSHMËRIA e problemeve, kështu që ai mund të thotë se; “Vendi po shkatërrohet.”

Stili i politikave Louis Vuitton LV(V)

Të ngjashme