Arifi: Serbia ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve në Luginë, si hakmarrje pas zhvillimeve në veri

Prishtinë | 12 Qer 2023 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Serbia ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai thotë se edhe ftesa nga gjykata e Serbisë për të, për ngritjen e flamurin kombëtar më 28 nëntor të vitit të kaluar është në vazhdën e këtij presioni.

Arifi në Tëvë 1 tha se gjatë 10 ditëve ka pasur disa raste të presionit të ndryshëm në këtë pjesë, ku tha se edhe qytetarë të Kosovës të cilit kanë kaluar nga pika kufitare tek Dheu i Bardhë janë maltretuar.

Sipas tij krejt këto po ndodhin si shenjë hakmarrje pas zhvillimeve në komunat veriore të Kosovës.

“Nuk është hera e parë që pranoj këtë ftesë. Dhe kjo vjen në këtë kohë si një mekanizëm shtesë që është në dhjetë ditët e fundit duke u zhvilluar në Luginën e Preshevës ndaj shqiptarëve. Në këto dhjetë ditë të fundit ka pasur maltretime edhe ndaj qytetarëve të Kosovës të cilën kaluan Dheun e Bardh. Kjo po ndodh pas zhvillimeve në veri dhe në vazhdën e tyre me erdhi edhe ftesa mua. Serbia po nxjerr hak nga shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku në veri të Kosovës i shtohet stresi, nga veprimet e pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës me aleatët”, ka thënë Arifi.

Sa i përket ftesës ndaj tij për tu paraqitur në Gjykatë ai tha se nuk do t’i përgjigjet kësaj thirrje.

“Nuk e kam qëllimin me u përgjigj në këtë gjykatë”, ka thënë Arifi.

Ai ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për siç ka thënë ai për mos-interesim nga Qeveria e Kosovës.

Arifi ka kritikuar edhe shtetin Shqiptarë për mos ndihmë ndaj Luginës.

Ditë më parë në Preshevë nuk u lejua shfaqja e një filmi shqip.

Të ngjashme