Arifi: S’është lajm i ri që FSK-ja ka shkuar në Veri – gjithmonë ka pasur të drejtë

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Sipas analistit politik, Avni Arifi, nuk është lajm i ri shkuarja e FSK-së në Veri.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi thotë se FSK-ja gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR-it dhe siç thotë ai, është dashur vetëm ta tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën.

“I ka dhënë zor VV me e publiku lajmin se FSK ka shkuar në Veri thu ti se kanë shku në Hënë! Nuk është hiç lajm i ri që FSK ka shkuar në Veri. FSK gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR, dhe e vetmja gjë që është dasht, ka qenë të tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën. Ka shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe në të ardhmen natyrisht, me lejen e KFOR-it deri sa KFOR dhe NATO ta kenë mandatin që kanë”, thotë analisti.

“Dorën në zemër, edhe urën mund ta hap Kurti, dhe krejt çka duhet është të marrë lejen e Komandantit të KFOR-it. Por Kurti si duket po dështon me bind KFOR-in se hapja e urës i shërben integrimit. Dështim amatoresk”.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit, FSK-ja zbarkoi në Ujman për të nisur operacionin e kërkimit të trupit të mërgimtarit 33-vjeçar i cili dyshohet se është mbytur pasi u hodh nga ura.

Të ngjashme