Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, mbetet një temë shumë e përfolur në Kosovë, por Avni Arifi, koordinator për dialogun Kosovë – Serbi, në qeverinë e Kosovës, thotë se nuk duhet të jetë çështja e vetme me kaq shumë rëndësi.
Arifi në Express Intervistën në KTV, tha se duke folur për asociacionin po humbim kohë. “ASK-ja është vetëm një nga 10 temat tjera të pa implementuara”.
Ai gjithashtu tha se Kosova ka nevojë për një mekanizëm për ta shtyrë Kosovën më përpara.
Ekipi menaxhues për hartimin e projektstatutit të Asociacionit të komunave serbe, Arifi tha se ka mbajtur disa takime me radhë prej që ka nisur të punoj në këtë proces, dhe pret shpejt përfundim pozitiv, dhe të prezantohet edhe para BE-së.
Arifi në pika të shkurtra foli edhe për faktin se asociacioni i komunave serbe synon të vë kontroll mbi Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit, e që një gjë të tillë nuk e ka mohuar por ka thënë se nuk do të realizohet.
Arifi u kthyet tek ASK-ja, duke shtuar se është marrëveshje ndërkombëtare dhe se ata do t’i përmbahen.
“Por, Draft-stauti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Për sa i përket dialogut teknik, Arifi tha se është për keqardhje, “është një lloj frustrimi”, tha ai.
“Askush s’më pyet për marrëveshjen për energjinë. Janë humbur 24 mijë euro për ndërtimin e vendkalimeve kufitare, dhe askush se përmend si temë më të rëndësishme”, shtoi Arifi.
“Unë insistoj të mos hapen tema të reja në vend. T’i mbyllim këto që i kemi”, shtoi ai.
“Edhe delegacioni serb, bukfalisht ka thënë se jemi në bisedime për shkak të asociacionit. Unë s’jam shef i bisedimeve teknike për shkak të asociacionit, jam vetëm pse është pjesë e saj, por jo se dua të fokusohem aty”, shtoi tutje.
“Nuk jam i interesuar të vazhdojmë me bisedime teknike”, tha Arifi.
Arifi thotë se Prishtina duhet të jetë e gatshme në marrëveshjen me Beogradin.
“Duhet të arrihet uniteti, platforma e propozuar nga Qeveria është e mirë, por duhet të kyçen që të gjithë në këtë proces, dhe mund të kemi sukses vetëm nëse bashkohemi të gjithë”.
“Duhet të ketë konsensus dhe platformë të përbashkët. Kjo punë duhet të përfundojë”, tha ai.
Për sa i përket çështjes se a duhet apo jo që presidenti t’i udhëheq bisedimet, Arifi tha se është e drejtë që Hashim Thaçi ta përfaqësojë Kosovën.
“E drejta e presidentit për të përfaqësuar ka dalë nga Kushtetuta. Besoj se kemi pasur sukses në marrëveshjen e Rambujesë, edhe atë kohë ka pasë ndarje të partive politike, por është arritur një sukses. Metoda më e mirë është të kemi marrëveshje përfundimtare në të Kosovës. Jemi vonë për këtë platformë”, tha ai.
Për edhe në fund, Arifi tha se duke folur vetëm për ASK-në, Kosova po humb kohë.