Arilena Ara ka njoftuar se është duke sjellë një bashkëpunim me reperin Noizy. Këngëtarja e ka konfirmuar projektin e ri muzikor përmes njoftimit në rrjetet sociale.
“Murderer” do të titullohet kënga e re, e cila do të vijë për fansat e dyshes më 9 korrik (ditën e premte).
Njoftimit, Arilena ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi në të cilat ka pozuar me Noizyn.
Ndryshe, artistja e mirënjohur ka njoftuar së fundmi se është në realizim të albumit të ri njëherësh të parit në karrierë, i cili mban titullin “Pop Art”.
Në anën tjetër, Noizy ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “Tunde” që e solli me videoklip.