Arinjtë polarë “pushtojnë” Rusinë

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Në arkipelagun Toka e Re në Rusi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të, siç njofton agjencia ruse e lajmeve TASS, invadimit të arinjve polarë.

“Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pas invadimit masiv të arinjve polarë në viset e banuara”, thotë agjencia, transmeton Koha.net.

Njoftohet se dhjetëra e dhjetëra arinj janë afruar te vendbanimet e atjeshme.

Së paku 52 arinj janë vërejtur gjatë tre muajve të fundit aty, ndërsa të paktën 6 -10 sish vazhdimisht gjenden në atë territor.

Njoftimet për praninë e arinjve janë bërë nga shumë banorë, shkolla e çerdhe e vendësit po frikohen t’i lënë shtëpitë.

Pranë çerdheve, për mbrojtje nga arinjtë, janë vendosur gjerdhe të reja, ndërsa ushtria dhe punëtorët transportohen me automjete speciale. Në tërë rajonin janë vendosur edhe patrulla.

Ekspertë thonë se “invadimi” ka ndodhur për shkak se arinjtë janë vënë në kërkim të ushqimeve që po mungojnë në “rajonet e tyre”.

Në Rusi është e ndaluar vrasja e këtyre arinjve e thuhet se do të duhet kohë për t’i larguar ata nga tokat ku tashmë kanë arritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme