Arjan Konomi kujton si e përjetoi Bora tradhëtinë nga Donaldi: Mbytur në mërzi…

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Arjan Konomi, i cili njihet edhe për miqësinë e ngushtë me moderatoren Bora Zemani, ishte pranë saj gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”.

I pyetur nga gazetarët, opinionisti nuk nguroi të jepte detaje për periudhën e errët kur Bora u nda nga Donaldi, dhe për lidhjen e këtij të fundit me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Ai tha se së bashku me Borën, kanë qënduar netë të gjata duke e diskutuar situatën e bujshme, ndërsa gjendeshin “të mbytur” në mërzinë e Borës.

Po atë natë, Donald Veshaj i propozoi partneren e tij, Bora Zemani për martesë, duke lënë pas të shkuarën.

Aktori zgjodhi të propozojë Borën gjatë premierës së filmit “5 herë Jo”, një film në të cilin protagonistë janë Bora dhe Donaldi.

Ashtu siç e kërkon zakoni, Donaldi u ul në gjunj dhe i propozoi për martesë Bora Zemanit. Sigurisht Donaldi mori një “PO”, nga partnerja e tij.

The post Donaldi “e tradhtoi” me Beatrixën, Arjan Konomi kujton si e përjetoi Bora: Mbytur në mërzi… appeared first on NTV.

Të ngjashme