Arjeta Sadiku zgjedhet anëtare e KGjK-së nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 16:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 129 vota është zgjedhur Arjeta Sadiku, anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Arjeta Sadiku është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Sadiku ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 2007. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Praktikën profesionale e mbajti në periudhën e viteve 2007-2008 në Gjykatën Komunale në Vushtrri, ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2013 ka punuar si avokate në komunën e Vushtrrisë. Gjithashtu nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ushtroi detyrën si bashkëpuntore profesionale në Dhomën e Posaqme të Gjykatës Supreme në Prishtinë, ndërkaq në periudhën prej shkurt 2015 deri maj 2015 ka punuar këshilltare ligjore në Eulex. Arjeta Sadiku është emëruar gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.

Ndërsa, Fidan Hoxhaj me 124 vota dhe Mirlinda Bytyqi me 101 vota, do të shkojnë në raundin e dytë.

Në votim kanë marrë pjesë 253 gjyqtarë.

KGJK do të zgjedhë dy anëtarë të rinj.

Kandidatët e rinj do të zëvendësojnë në Këshill, kryesuesin Skender Çoçaj dhe anëtaren Anita Krasniqi-Prenaj të cilëve u skadon mandati në fillim të muajit korrik 2021.

Në garë për anëtarë të rinj të KGJK-së ishin gjyqtarët, Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi nga Gjykata në Ferizaj, gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata në Prizren, Veton Ademaj nga Gjykata në Pejë, Besnik Bislimaj nga Gjykata në Gjakovë dhe gjyqtari Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore në Gjilan.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/gjyqtari-fidan-hoxha-zgjedhet-anetar-i-kgjk-se/

Të ngjashme