Aktorja Arjola Demiri është një prej banoreve më të diskutuara në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP.
Mes shumë rrëfimeve nga jeta personale, aktorja tropojane vendosi që të enjten të ndajë me banorët e tjerë, përvojën e saj të vështirë të lindjes.
Bëhet fjalë për vajzën e saj të parë, Helgën, për të cilën ka hasur në vështirësi gjatë sjelljes së saj në jetë.
“Kam pasur lindje shumë të vështirë me Helgën dhe mbaj mend që e kam lindur vet, edhe e kanë nxjerrë nga beli të palosur dhe mbaj mend që një ditë përpara kishte vdekur një fëmijë me të njëjtin pozicion, edhe fakti që ia kam dëgjuar të qarën, fjala e parë që kam thënë dhe e kam përsëritur tri herë ishte: O Allah bekoje. Pas kësaj unë kam humbur ndjenjat, por jam përmendur pa pesë orëve”, ka treguar ndër të tjerash aktorja e njohur si ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”.
Demiri përndryshe kishte rrëfyer disa javë më parë edhe abortin që kishte përjetuar me binjakët e saj.
Ajo ka treguar se vinte nga një martesë abuzive dhe se ndarja nga bashkëshorti e kishte çuar në depresion për disa vite.