Arjola Demiri tregon sakrificën dhe premtimin që i dha Ermal Mamaqit për një rol në filmin e tij

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kasti i aktorëve të filmit “I Love Tropoja” ishin të ftuar mbrëmë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit.

Në mesin e tyre ishte edhe Arjola Demiri, ndërsa në këtë film kishte një nga rolet kryesore.

Ajo ka treguar se është shumë e lumtur që ju besua ky rol saqë në fillim nuk e besonte dot. Madje, e njëjta flet edhe sakrificën që bëri për hir të këtij roli.

https://www.instagram.com/p/B76ypy4naal/

“Në Instagram kisha dalë shumë e dobët. Dihet ky pozicioni dhe nuk kishte dal ky krahu i muskutjerës këtu. Ermali ishte fiksuar tek krahu dhe më thotë ‘Arjola qënke shëndoshur pak’ dhe i
thashë pak fare, nëse ma jep rolin unë të premtoj që do ha vetëm gjethe sallate dhe për 30 ditë kam ngrënë vetëm gjethe sallate”, ka treguar mes të tjerash aktorja Demiri.

Ndërkohë që pjesë e filmit është edhe këngëtarja Enca Haxhia, aktori Irgen Çela i njohur si “Doda” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Arjola për publikun më e njohur u bë që nga pjesëmarrja e saj në serialin komik “O sa mirë”, gjersa kishte rol të veçantë të një vajze tropojane “Xhbanja” meqë edhe me prejardhje ishte nga Tropoja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme