Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) në Pejë, në një takim me të rinjtë, ka shprehur shqetësimin e saj,për mungesën e përkrahjes së rinisë në Pejë, nga Komuna e Pejës, dhe kryetari aktual Gazmend Muhaxheri.
“Ne si ARK, shprehemi të shqetësuar se si me t’u ofruar koha e zgjedhjeve lokale, Komuna e Pejës dhe Gazmend Muhaxheri po bëjnë punësime politike, pa përfillur kriteret profesionale, duke punësuar madje edhe njerëz jo profesionist në fusha të caktuara, ndërkohë që jashtë kemi një rini të kualifikuar e cila po injorohet.” – është shprehur mes tjerash i pari i ARK-së në Pejë, Doan Tahirbegolli.
ARK-ja e Pejës nuk do të qëndroj e heshtur përballë shkeljeve të të drejtave të të rinjëve në Pejë.Zyra për InformimARK – Pejë.