Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II është nisur për të bërë udhëtimin gjashtë-orësh nga Kalaja Balmoral për në Edinburg.
Qindra njerëz janë rreshtuar në rrugët e Ballater, duke parë në heshtje teksa kufoma kalon, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
“Ju mund të ndjeni emocionet nga të gjithë këtu. Ajo ishte një zonjë shumë e fuqishme, por shumë e butë në të njëjtën kohë”, ,” tha banorja lokale Cheryl Barr.