Arlind Sejdiu i gatshëm ta lë Finlandën për Kosovën

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:44 | Nga

Luan te Honka U19 dhe fal paraqitjeve të mira me ekipin finlandez, që 3 vjet është pjesë e Kombëtares së Finlandës në futboll për grupmosha të reja.

Në ndeshjen e fundit miqësore me Finlandën U18, pati paraqitje shumë të mirë dhe arriti të realizoi edhe një gol.

Bëhet fjalë për Arlind Sejdiun, i cili për Sportin në KTV, tregon se me punë dhe angazhim maksimal, ka arritur të jetë pjesë e Kombëtares finlandeze.

17 vjeçari thotë se është gati të veshë fanellën e vendit të tij të lindjes, por deri me tani askush nuk e ka kontaktuar, as nga Kosova e as nga Shqipëria.

Sejdiu që luan në pozitën e mesfushorit, tregon për synimet e mëdha që ka me Honkën, ku aktualisht luan për ekipin e të rinjve.

Arlind Sejdiu është nga Mitrovica dhe rrjedh nga një familje sportistësh.

Ai është djali i vëllait të trajnerit të mirënjohur kosovar, Gani Sejdiut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme