Armando Broja mund të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi shqiptar para pak ditësh ka rinovuar kontratën me The Blues deri në vitin 2026.
Mirëpo, duke ditur se nuk mund të ketë minutazhë të madhe në ekipin e parë, reprezentuesi i Shqiprisë mund të kalojë në radhët e Udineses.
Fabrizio Romano raporton se klubi nga Serie A ka shfaqur interesim për Brojën, që ka potencial të madh.
Udinese e kërkon huazimin e sulmuesi të talentuar deri në fund të vitit 2022 dhe Chelsea mund të pranojë këtë ofertë.
Broja ende ka nevojë për më shumë përvojë dhe një kalim në Serie A do ta ndihmonte atë që t’ia arrinte qëllimit që të luante më pas në skuadrën e parë të The Blues.