Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelsea-t ndaj Huddersfield Town, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.
Ky sezon ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për Brojën, i cili në 9 takimi ka realizuar po kaq gola me skuadrën e 18-vjeçarëve, ndërsa ka realizuar edhe një gol me ekipin e dytë të Chelsea-t.Koha.Net.