Në dy lokacione të ndara në Mitrovicën e veriut policia ka gjetur armë, emblema ushtarake si dhe këmisha e jelek me emblemën e policisë serbe. Policia ka njoftuar se në fshatin Orashak të Zubin Potokut “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë shteti (kontrolli i është bërë në prezencën e dëshmitarit- një të afër të dyshuarit) si prova materiale i janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema katër C, një kapelë ushtarake. Rasti në procedurë hetimore”.
Ndërsa në fshatin Mikinic të Leposaviqit ndodhi një bastisje ku u arrestua i dyshuari por më pas u lirua me procedurë të rregullt.
“Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjet dhe konfiskuar: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.