Armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Shtërpcë, kërkohet i dyshuari

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes. Pas kësaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D i moshës 48 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpi janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit.

Bëhet e ditur se organet e rendit janë në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.

Të ngjashme