Armëmbajtje pa leje në Shtime dhe në Ferizaj, policia ndalon dy persona

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje, raporton Ekonomia Online.

“Me datën 11.12.2024, rreth orës 10:50, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka me vete një armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I. Q (M/K), i moshës 51 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit ( pushkë e gjuetisë) me pesë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e
policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit, e cila ishte dhe me dokumentacion të skaduar”, thuhet në njoftim.


Kurse, me datën 12.12.2024, rreth orës 03:40, në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit policët e stacionit të Ferizajt kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari A.S (M/K) i moshës 44 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 10 fishkë dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.


Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Të ngjashme