Analisti politik Armend Muja është shprehur se ka pritur nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që ta ruajnë fytyrën e tyre me vendimin e fundit dhe që të jenë më racional, shkruan Gazeta Metro.
Dje Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në mënyrë unanime që dekreti i Presidentin Hashim Thaçi për Avdullah Hotin është plotësisht kushtetues dhe kështu i ka hapur rrugë edhe formimit të Qeverisë së re.
Këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese e ka komentuar analisti politik, Armend Muja, i cili ka thënë se nuk ka pritur që të jetë një vendim i tillë dhe se ka prit nga tre gjyqtarë që ta ruajnë fytyrën e tyre me opinionet rreth këtij vendimi.
”Tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese njihen që nuk kanë opinion të tyre dhe se aty janë në baza partiake. Unë kam prit që tre apo katër gjyqtarë brenda ta ruajnë fytyrën e tyre dhe të jenë më racional në opinionet dhe votën që do të ndikonte në vendim”, ka thënë Muja.
Tutje ai ka thënë se është pritur pak a shumë një vendim i tillë, por që nuk është i sqaruar mirë.